Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeSkandal në Tetovë, mjeku gjinekolog “live battle” në TikTok, nxjerr nënat shtatzënë...

Skandal në Tetovë, mjeku gjinekolog “live battle” në TikTok, nxjerr nënat shtatzënë në sallë

Një skandal i vërtetë është denoncuar së fundmi në Tetovë, përkatësisht në Spitalin e Gjinekologjisë, ku një nga mjekët specialistë ka xhiruar gratë në një nga sallat, madje i ka nxjerrë edhe live në TikTok, duke bërë një “ndeshje” me një person tjetër.

“Doktori nga Tetova del live në sallën e gjinekologjisë dhe pa pikë turpi i shfaq trupin dhe fytyrat gravenë gjendje tmerruese, ky duhet dënuar. Kjo nuk tolerohet,”-shkruhet në videon që kanë xhiruar ndjekësit e që është shpërndarë me shpejtësi.

Ndërkohë, ajo që e bën më të rëndë këtë video janë britmat e grave që bërtasin nga dhimbjet e lindjes apo probleme të tjera shëndetësore.

Sipas mediave vendase, drejtori i repartit është nisur drejt Sektorit të Punëve të Brendshme për ta raportuar rastin dhe për të vendosur para drejtësisë fajtorin.

Pëllumb Vela tha se e dënon rastin dhe se pret që organet e rendit ta zgjidhin këtë çështje sa më shpejt.

“Si drejtor edhe për të paraqitur rastin dhe me organet e rendit do të zgjidhim këtë çështje, sa më shpejt të jetë e mundshme. Kjo ngjarje nuk është e kuptueshme për ne dhe e dënojmë çdo sjellje joorofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve,”- tha Vela.

Zbulimi i këtij skandali në spitalin e Tetovës vjen vetëm pak ditë pas tragjedisë së madhe në spitalin e Manastirit, ku një i porsalindur ndërroi jetë pak pas lindjes për shkak të neglizhencës së mjekëve.

 

 

PROMOTED CONTENT
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments