Wednesday, April 24, 2024
HomeEkonomiShteti ndihmon qytetarët kredimarrës

Shteti ndihmon qytetarët kredimarrës

Kushdo që ka marrë kredi të premten e parë tetorit, dhe të tjerët që marrin më pas, mund të llogarisin se shteti ua paguan një pjesë të kamatës.

Kjo për kreditë deri në 10 mijë euro, por me kusht që ato të jenë konsumuese.

Rimbursimi maksimal do të jetë 300 euro, por që bie në nivelin e 10 përqindshit, kur bëhet fjalë për shuma nga 3 mijë euro e më pak.

Me këtë masë ekzekutivi po synon mbështetjen e likuiditetit familjar, për të mbuluar shpenzimet sezonale familjare.

Ekonomisti, Sejdi Rexhepi, këtë masë e sheh si pozitive për ekonominë e vendit.

Megjithatë, ky thotë se nga 10 milionëshi i ndarë, mund të mos përfitojnë edhe familjet që më së shumti kanë nevojë për këtë ndihmë.

Ndërsa Medain Hashani, vlerëson se as vetë shuma e rimbursimit nuk është e mjaftueshme.

Sipas tij, ajo do të duhej të mbulonte më shumë se interesin e kredisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments