Saturday, May 4, 2024
HomeLajmeNëna shpërthen në lot kur shikon se djali ka vrarë vajzën ganeze...

Nëna shpërthen në lot kur shikon se djali ka vrarë vajzën ganeze dhe veten

Nëna e Klinton Pirës, 26-vjeçarit që qëlloi me thikë partneren e tij ganeze dhe më pas u vetëvra duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit në Tiranë ka shpërthyer në lot pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Në videon e siguruar nga ABC duket ku ajo thërret mes lotësh.

“O joo, o shpirt i mamit, çfarë ka ndodhur”?

Pira qëlloi 31-vjeçaren me thikë dhe gjatë kohës kur kjo e fundit zbriti poshtë për të kërkuar ndihmë ai u hodh nga kati i tetë duke gjetur vdekjen. Ndërsa e plagosura u dërgua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk mund t’u mbijetojë plagëve.

Çifti shfaqeshin mjaft të dashuruar në rrjetet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments