Sunday, October 13, 2024
HomeShëndetësiShtatë shenjat e fshehura që tregojnë se vuani nga Hernia Diskale

Shtatë shenjat e fshehura që tregojnë se vuani nga Hernia Diskale

Kur themi hernie diskale me siguri mund t’ju shkojë mendja tek dhimbja e kurrizit apo mesit megjithëse këto nuk janë të vetmet simptoma të kësaj sëmundje.

Nga takat shumë të larta deri tek keq ushqyerja, dhimbja e mesit mund të ketë një shumësi arsyesh.

Gjithsesi dëmtimet e shtyllës kurrizore shkaktojnë sipmtoma të ndryshme të cilat ju mund të jeni duke i injoruar.

Hernia diskale është një gjendje pataologjike e shtyllës kurrizore e ku vertebrat thyhen ose çahen.

Kjo sëmundje mund të jetë shqetësuese dhe të përfshijë të gjithë trupin me dhimbje.

Shenjat më të zakonshme që jep hernia diskale i gjeni të renditura si më poshtë.

Dhimbja e gjymtyrëve

Për shkak të dëmtimit të diskut në shtyllën kurrizore dhimbja mund të jetë duke prekur edhe gjymtyrët tuaja

Kjo varet nga zona ku disku është dëmtuar përgjatë kurrizit tuaj.

Pra nëse keni dhimbje krahësh me siguri dëmtimi është në pjesën e sipërme të trupit afët qafës.

E kundërta do të ndodhë me dhimbjen e këmbëve.

Sa më afër mesit dëmtimi aq më shumë dhimbje këmbësh do të përjetoni.

Ftohja e trupit pjesërisht

Kur dëmtoni shtyllën kurrizore shpeshherë nervat janë të çekuilibruar dhe simptomat mund të jenë të ndryshme.

Një ndër simptomat jo të drejtpërdrejta të hernies është edhe ftohja e një pjese të trupit.

Ftohja mund të përfshijë edhe mpirje të zonës së trupit apo dridhje të saj.

Mpirja e duarve

Simptomat e hernies diskale nuk përfshijnë vetëm dhimbje, pasi dëmtimi ka prekur nervat që i përçojnë mesazhe trurit.

Prandaj, nëse keni këtë sëmundje me siguri do të përjetoni edhe vështirësi në lëvizje nga mpirja dhe ftohja e duarve.

Në rastin e dëmtimit të shtyllës kurrizore në zonën e qafës mpirja e duarve do të jetë një nga simptomat më të përsëritura.

Dobësim i këmbëve

Dëmtimet e shtyllës kurrizore mund të jenë gjithashtu duke ju shkaktuar dobësim të këmbëve.

Dëmtimet e nervave sa më afër këmbëve të jenë aq më shumë do të shkaktojnë dobësim dhe mos balancim të tyre.

Dhimbje e këmbëve

Nëse dëmtimi i diskut ndodhet nga zona e mesit e poshtë kjo do të shkaktojë dhimbje të këmbëve.

Dëmtimet e shtyllës kurrizore në zonën e mesit shkakëtojnë një gjendje të quajtur nervi shiatik.

Nervi shiatik do të shkaktojë dhimbje të mëdha në këmbët tuaja duke ju penguar lëvizjen.

Dhimbje kur qeshni apo kolliteni

Megjithëse e qeshura supozohet të jetë ilaçi më i mirë në rastet e dëmtimeve të shtyllës kurrizore, e qeshura do të kthehet në dhimbje.

E qeshura, kollitjet apo tështimat janë disa nga proçeset që do t’ju shkaktojnë dhimbje nëse vuani nga hernia diskale.

Dhimbja shtohet kur pushoni

Nëse ngritja e peshave të rënda do t’ju shkaktojë hernien diskale, qëndrimi pa lëvizur mund të përkeqesojë dhimbjen.

Qëndrimi ulur apo përkulja para do të kthehet në një proçes të dhimbshëm nëse vuani nga hernia diskale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments