Friday, April 19, 2024
HomeLajmeShqipëria në luftë me kanabisin, shkatërrohet një parcelë në Malësi të Madhe...

Shqipëria në luftë me kanabisin, shkatërrohet një parcelë në Malësi të Madhe (Pamje)

Një tjetër parcelë e mbjellë me kanabis sativa është shkatërruar këtë herë nga Policia e Shtetit në zonën e Malësisë së Madhe.

Gjatë kontrolleve të pandërprera nga toka dhe ajri, përmes dronëve, u evidentua dhe parcela e fundit me bimë narkotike në fshatin Vukpalaj. Brenda saj ishte kultivuar 116 rrënjë kanabis, të cilat u shkatërruan me djegie nga efektivë.

Gjithashtu në lidhje me këtë aktivitet kriminal u bë e mundur arrestimi i kultivuesit të bimëve të kanabisit, teksa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit P. K., 28 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, si dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, shtetasit A. K., 44 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe”, shkruhet në njoftimin e policisë për këtë rast.

 

 

PROMOTED CONTENT
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments