Thursday, August 18, 2022
HomeLajmeKosovaShpend Ahmeti: Nëse zgjat mbyllja edhe unë shkoj në Shqipëri

Shpend Ahmeti: Nëse zgjat mbyllja edhe unë shkoj në Shqipëri

Mijëra kosovarë ia kanë mësyrë sot Shqipërisë për të kaluar fundjavën pasi qeveria në Kosovë vendosi masa të reja të mbylljes, përfshirë gastronominë. Një gjë të tillë mund ta bëjë edhe i pari i kryeqytetit, nëse masat e tilla nuk ndryshohen.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti beson se masat e marra nga Qeveria Kurti për mbyllje nuk janë të duhurat.

Sipas tij, masat kanë qenë te nevojshme, por duhej menduar mirë.

Ahmeti me shaka tha se nëse zgjatja zgjat deri me 18 prill edhe ai do të shkoj në Shqipëri.

“Ka pas nevojë për masa, ajo është e padiskutueshme, për shkak se shkum dikun rreth 1000 raste në ditë, ndodhte që kishte 15 viktima në ditë”, tha Ahmeti në ATV.

“Por masat që të jenë veç hajt se pa i menduar pasojat e tilla të vendimeve, unë mendoj se tash duhet të rimendohen. Është koha për Qeverinë që ta mendoj në ditët në vijim si t’i adresoj disa nga brengat, nëse zgjat kjo deri me 18 prill, edhe unë po shkoj (në Shqipëri) ”, u shprehë Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments