Wednesday, April 24, 2024
HomeUncategorizedShkrim për Agim Dautin - Njoftim për aktivitetin jetësor dhe patriotik të...

Shkrim për Agim Dautin – Njoftim për aktivitetin jetësor dhe patriotik të veteranit që ndërroi jetë më 25.07.2022 në aksidentin e rëndë në Gjilan

Agim Dauti nga fshati Haxhaj,komuna e Gjilanit,ishte viktima që ndërroi jetë në aksidentin e rëndë që ndodhi në Gjilan më 25.07.2022.

Ky aksident ka tronditur familjarët,shokët,miqtë dhe të gjithë opinionin.

Më poshtë gjeni një njoftim të shkurtër të shkruar nga familja Dauti për aktivitetin jetësor dhe patriotik të tij.

 

Njoftim i shkurtër për aktivitetin jetësor dhe patriotik të :
Prindit , Vellaut dhe Mikut tonë të dashur Agim Avdullah Dauti .

Agim Dauti ka lindur më 21.08.1960 ne fshatin Haxhaj te komunës së Gjilan-it, shkollen fillore e kreu në shtëpinë e tijë „shkollë“ në fshatin Haxhaj , ndërsa në shkollën e mesme është shpallur nxënësi më i mir në komunen e Gjilanit, për këtë është intervistuar disa herë nga Radio Gjilani në atë kohë. Më tutje ka vazhduar studimet në fakulltetin Filozofik në Prishtinë,mirepo për shkak të bindjes së tijë dhe pjesëmarrjes në demonstratat e vitit 1981 që i ka vlersuar si Revulocionare është diskriminuar nga ana e disa profesorëve të fakullteti në Prishtinë.
Lidhur me këtë për shkak te bindjeve te tija politike për qlirimin e Kosovës , pasë demonstratave të 81- së është bastisur shtëpia e tijë dhe njëkohësisht është arrestuar nga pushteti i atëhershum . Gjatë viteve të 80-ta ka qenë anëtarë i LPK- së, ndërsa gjatë viteve të 90- ta , ka qene anëtarë i kryësis së UNIKOMBI-it në Gjilan.
Si rezultat i aktivitetit të tijë Patriotik kohë pas kohe është detyruar që të shkoj ne botën e jashtme , mirpo asnjëherë nuk e ka ndërprerë aktivitetin e tijë Patriotik . Pas fitimit të Azilit politik në Gjermani në vitin 1997 , si pjestar i Ushtris Qlirimtare te Kosoves , është angazhuar si zyrtar i lartë në FONDIN „ Vendelindja Thërretë „ dhe Regrutimin e shumë ushtarëve në Ushtrin Qlirimtare të Kosovës.
Është një ndër shembujt më të mirë , se si është dashur të ketë qenë një zyrtar i lartë në sherbim të Atdheut. Si i tillë ka frymëzuar dhe angazhuar te gjithë vëllëzrit e tijë në Ushtrinë Qlirimtare te Kosovës , si ne Operacionin Shigjeta në Pashtrik, në Zonën e Karadakut, Fondin Vendlindja Thërretë në Graz të Austris, etj. Gjatë luftës forcat paramilitare dhe militare Serbe i dogjën shtëpin e cila ka sherbyer për 16-te vite me radhë si shtëpi -Shkollë , është shpërngulur dhe ka jetuar në rrugën Hasan Remniku në Gjilan. Pas çlirimit të Kosovës fillimisht ka punuar si përkthyes i gjuhës Gjermane në kampin e KFOR-it në Prizeren e pastaj ka punuar në firma të ndryshme private ku dhe ka humbur jetën tragjikisht më datën 25.07.2022, gjatë orarit të punës .

Ne familjaret, shoket ,miqt dhe bashkepuntoret e Agimit, jemi krenar për Aktivitetin e tijë jetësor dhe Patriotik. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilën e dashti aq shumë.

Me respekt Familja Dauti nga fshati Haxhaj të komunës së Gjilanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments