Manchester Unitedi mund t’ia mundësojë Cristiano Ronaldos largimin, porse klubi i ka kushtet e veta.

Sipas The Mirror, Djajtë e Kuq mund t’ia plotësojnë dëshirën superyllit portugez duke e lejuar të largohet në formë huazimi.

Që të ndodhë kjo, klubi anglez fillimisht do të kërkojë nga 37-vjeçari ta aktivizojë opsionin për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër dhe pastaj do ta lejojë të shkojë te ndonjë klub që luan në Ligën e Kampionëve.

 

Unitedi nuk është pjesë e garës më të madhe evropiane këtë edicion, prandaj Ronaldo dëshiron një klub që luan në elitën e futbollit evropian.

Djajtë e Kuq shpresojnë të kthehen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, ashtu që me kontratën e re, do ta kishin Cristianon në skuadër pasi t’i përfundonte huazimi.