Monday, April 29, 2024
HomeTop LajmetShkëmbim zjarri në mes dy grupeve, bastisen disa lokacione dhe konfiskohen armë

Shkëmbim zjarri në mes dy grupeve, bastisen disa lokacione dhe konfiskohen armë

Sot, hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga rajoni i Ferizajt, me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt, kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit, vazhdimësi e hetimeve nga rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, që ka ndodhur me datën 07.03.2021, ku pati shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Me ketë rast, në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar  2 armë të zjarrit ( pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre ), ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47.

“Me vendim të Prokurorit të rastit, ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore”, njofton policia,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments