Sunday, May 19, 2024
HomeLajmeKosovaShkëlzen Gashi: Fenomeni “Agim Bahtiri” penalizoi Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale

Shkëlzen Gashi: Fenomeni “Agim Bahtiri” penalizoi Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka thënë se përzgjedhja e kandiatëve është vendimtare për suksesin e partive politike në zgjedhjet lokale.

Ai ka radhitur disa nga arsyet që çuan Vetëvendosjen në balotazh në 12 komuna dhe asnjë të fituar në rundin e parë.

“Vetëvendosje ka probleme me strukturat e veta nëpër komuna, gjë që nuk e ka LDK-ja dhe PDK-ja për shkak të aktivitetit të tyre, njëra tri dekada, tjetra dy dekada derisa Vetëvendosja e ka veç një dekadë dhe gjithë ka pasë probleme me zgjedhjet lokale; ka ndikuar shumë edhe reformimi i LDK-së; mungesa e Albin Kurtit në fushatë dhe e vetë Lëvizjes Vetëvendosje me strategjinë që kanë ndjekur ata për të mos bërë fushatë me mendimin që e fitojnë sikurse më 14 shkurt që rezultoi se është gabim; angazhimet e Kurtit në Qeveri që natyrisht s’ka pasë shumë mundësi për të shkuar nëpër komuna për shkak të punëve që duhet t’i bëjë në Qeveri dhe është shumë me rëndësi; mungesa e motivit, për shembull, s’e ka pasë motivin për të shkuar nëpër komuna dhe për t’i ndihmuar sikurse ka bërë në vitin 2013 apo 2017; mungesa e presidentes Vjosa Osmani në këtë fushatë; mungesa e Listës Guxo me kandidatë që mendoj se është gabim i Lëvizjes Vetëvendosje; mungesa e diasporës; e fundit që mendoj se është shumë e rëndësishme është fenomeni Agim Bahtiri, në krejt komunat filloi të krijohet përshtypja se krejt kandidatët janë ‘agim bahtira’ dhe kjo e penalizoi”.

Gashi në Rubikon u shpreh i bindur se nga Vetëvendosje Alban Hyseni do të fitojë Gjilanin derisa në Prishtina ka gjasa për fitore të Arben Vitisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments