Monday, May 6, 2024
HomeSportKombëtarja e Kosovës mban stërvitjen e fundit para duelit me Jordaninë

Kombëtarja e Kosovës mban stërvitjen e fundit para duelit me Jordaninë

Dardanët nesër do të zhvillojnë një duel miqësorë.

 

Kombëtarja e Kosovës e pret në “Fadil Vokrri” Jordaninë në sfidën që luhet nesër nga ora 18:00.

Ekipi kosovar është duke u drejtuar nga përzgjedhësi Primoz Gliha që do të jetë në krye të ekipit për këto dy duele.

Edhe në stërvitjen e sotme trajneri Gliha u përqendrua në taktikën e lojës, teksa punoi veçmas në repartin e mbrojtjes dhe atë të mesfushës.

Për Kosovën nesër do të kenë mundësinë të paraqiten disa futbollistë që nuk kanë luajtur shumë në duelet e kaluara, dhe do të jetë një mundësi e mirë për ta që të shfaqin potencialin e tyre.

Pas kësaj miqësoreje, Kosova udhëton për në Athinë ku do të takohet me Greqinë të dielën në duelin e fundit të kualifikimeve të Kupës së Botës. 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments