Friday, April 26, 2024
HomeSportShitet topi i finales së Champions, të ardhurat shkojnë për refugjatët

Shitet topi i finales së Champions, të ardhurat shkojnë për refugjatët

Topi i përdorur në finalen e Champions League, mes Liverpool dhe Real Madrid, është shitur ditën e sotme në një ankand për shumën e 24 mijë paundëve.

Kjo shumë do të shkojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Ankandi është zhvilluar qëllimisht sot, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

Në topin e finales së Champions League është e shkruar edhe fjala “paqe” në rusisht e në gjuhën ukrainase.

Topi u përdor vetëm në fillim të ndeshjes dhe u zëvendësua menjëherë. Drejtori i ndeshjes i lëshoi edhe një certifikatë autenticiteti në ato momente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments