Friday, June 18, 2021
HomeTop LajmetShi e breshër, parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Shi e breshër, parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Sot dhe nesër pritet të ketë mot jostabil, me shi dhe bubullima. Në mbrëmje mund të bie edhe breshër. Mot me shi do të ketë edhe gjatë të dielës dhe ditën e parë të javës së ardhshme, njofton Prishtina Weather.

Dita e shtunë sjell shkurtimisht pushim nga të reshurat me më shumë diell.  Mirëpo nga e diela mbrëma sërish priten të reshura të cilat vijojnë edhe ditën e fundit të muajit maj, derisa temperaturat ka gjasa të pësojnë rënie edhe nën 15C.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme cilësia e ajrit në përjgithësi mbetet përreth vlerave të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera më të larta vetëm gjatë ditës së nesërme dhe të shtunën,  e në këto raste preferohet të reduktohet qëndrimi në rrezet e diellit orëve të mesditës, ndërsa të premten e të dielen pritet të jetë në vlera mesatare.

27.05 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave me shi.  Vende-vende reshjet do të jenë mjaft intenzive, e nuk përjashtohet mundësi edhe për breshër.

28.05 – Vransira me të reshura shiu që nga orët e mëngjesit, që shoqërohen edhe me bubullima gjatë ditës.  Të reshurat pritet të pushojnë deri në mbrëmje.

29.05 – Kryesisht me diell dhe jo aq ngrohtë.  Herë herë me vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.

30.05 – Paradite pjesërisht vranët, e gjatë ditës vransirat shtohen.  Në mbrëmje priten të reshura shiu.

31.05 – Ftohtë, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje shiu.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rënie, minimalet zbresin deri në 7C në fundjavë, e maksimalet nga 25C ditën e enjte, zbresin në 17C ditën e premte, për të shënuar një rritje të lehtë në fundjavë përreth 20C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-11m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në vlera të larta, e të enjten me tendencë të rënies.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments