Wednesday, April 24, 2024
HomeTop LajmetMomenti kur personi që plagosi dy persona në Fushë Kosovë i vetëdorëzohet...

Momenti kur personi që plagosi dy persona në Fushë Kosovë i vetëdorëzohet Policisë

Një person ka plagosur me armë zjarri dy persona në Fushë Kosovë. Të njëjtit janë dërguar për trajtim në QKUK, derisa i dyshuari është arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri  në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para falsin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njejtit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Në media është publikuar edhe momenti kur i dyshuari është vetëdorëzuar e më pas arrestuar nga policia

https://www.facebook.com/watch/?v=942771399812438

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments