Friday, March 29, 2024
HomeLajmeKosovaSherifi: Deputetë të VV’së thonin se s’votojnë grua për presidente

Sherifi: Deputetë të VV’së thonin se s’votojnë grua për presidente

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se deputetë të Vetëvendosjes kanë deklaruar se nuk do ta votojnë një grua për presidente.

Sherifi në Kanal10 ka thënë se ka pasur kundërshtime brenda Vetëvendosjes se nuk do të mund të votojnë grua për presidente.

“Ka pasur brenda Vetëvendosjes 2-3 deputetë që kanë thënë jo, nuk mund të votojmë femër për presidente, ka pasur dhe atë kërcënim ua ka drejtuar deputetëve të tij që nëse nuk votohet shkojmë në zgjedhje dhe pastaj nuk hyjnë në listë”, ka thënë Sherifi.

Sherifi ka thënë se ka frikë që Kurti nuk do të mund të dalë nga mendësia e Hashim Thaçit.

 

 

“Kam frikë që do ta ketë të vështirë që të dalë nga ajo mendësi, për faktin se ka pushtet shumë më të madh se Hashim Thaçi, madje ka pushtet si askush tjetër në Kosovë pushtet absolut. Ka fjalë për aq sa unë jam i informuar që ka pasur edhe këso lloj rezervash”, tha ai.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments