Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaShefi gjerman i Shëndetësisë: Nevojitet izolim nga dy deri në katër javë

Shefi gjerman i Shëndetësisë: Nevojitet izolim nga dy deri në katër javë

Zyrtari më i lartë për shëndetësi në Gjermani ka thënë se një izolim prej dy deri në katër javë është i nevojshëm për ta ndalur valën e tretë të koronavirusit.

Lothar Wieler, drejtor i Institutit “Robert Koch”, tha se projeksionet tregojnë që nevojitet pakësim i madh i lëvizshmërisë që të ndalet rritja e numrit të infeksioneve.

“Në secilën ditë që ne s’veprojmë, humbim jetë të njerëzve”, tha Wieler gjatë konferencës javore për gazetarë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po planifikon që t’ua marrë kontrollin qeverive rajonale për të vendosur masa kufizuese në zonat me numër të lartë të rasteve të reja me Covid-19, bëri të ditur një zëdhënëse qeveritare.

Ministri i Financave, Olaf Scholz, tha se në draft-ligjin e ri do të përfshihen masat e detyrueshme në rajonet me 100 ose më shumë raste të reja për 100 mijë banorë përgjatë shtatë ditëve.

Masat kufizuese në Gjermani dallojnë në rajone për shkak të sistemit të decentralizuar federal. Në disa rajone, qytetarët mund të dalin për të bërë blerje, nëse kanë test negativ për Covid-19, ndërsa në rajone të tjera, dyqanet janë të mbyllura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments