Saturday, April 20, 2024
HomeBotaShBA-ja ia ndal turrin Rusisë, do të dërgojë luftanije në Detin e...

ShBA-ja ia ndal turrin Rusisë, do të dërgojë luftanije në Detin e Zi

Shtetet e Bashkuara e kanë informuar Turqinë se dy luftanije amerikane do të kalojnë nëpër ngushticat e Detit Marmara për të lundruar drejt Detit të Zi, ku do të qëndrojnë deri më 4 maj.

“Na është dërguar një njoftim 15 ditë më parë përmes kanaleve diplomatike se dy luftanije amerikane do të kalojnë në Detin e Zi në linjë me Konventën e Montreux-it. Anijet do të mbesin në Detin e Zi deri më 4 maj”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë.

Ky veprim i Shteteve të Bashkuara vjen pas shqetësimeve dhe raportimeve nga Ukraina se trupat ruse janë duke u grumbulluar afër kufirit të përbashkët të shteteve të Evropës Lindore dhe pas dërgimin të trenave me tanke e kamionë të ushtrisë ruse në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Përpos këtyre veprimeve, Rusia të enjten njoftoi se do të dërgojë mbi dhjetë anije nga Deti Kaspik në Detin e Zi për të marrë pjesë në ushtrime.

Sikur të mos mjaftonte as ky veprim, Rusia dy herë brenda një jave e kërcënoi Ukrainën. Së pari ishte kryediplomati rus, Sergei Lavrov, e më pas zyrtari Dmitry Kozak që deklaruan se fillimi i një lufte në zonën e konfliktit, në Ukrainën lindore, do të nënkuptonte shkatërrim të këtij shteti.

Shtetet perëndimore dhe Ukraina janë shprehur të shqetësuara rreth grumbullimit të trupave ruse afër kufirit me Ukrainën. Moska ka thënë se forcat e saj do të qëndrojnë në zonë për aq gjatë se i duket e arsyeshme dhe se ato nuk paraqesin asnjë kërcënim.

Flota ruse në Detin e Zi e ka bazën në Krime, të cilën Rusia e aneksoi me forcë nga Ukraina në vitin 2014. Ukraina synon që ta kthejë sovranitetin në këtë gadishull.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments