Friday, May 3, 2024
HomeLajmeKosovaSërish grabitje, kësaj radhe në Prishtinë

Sërish grabitje, kësaj radhe në Prishtinë

Një grabitje tjetër ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, në rrugën “Isa Kastrati”.

 

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë për lajmi.net se rasti ka ndodhur rreth orës 21:20  në një market në lokacionin e lartëcekur.

Sipas dyshimeve të para, Ahmeti ka bërë të ditur se grabitja dyshohet është kryer nga tre persona.

“Rreth orës 21:20 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një market në rrugën “Isa Kastrati”  në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona. Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments