Tuesday, April 16, 2024
HomeLajmeKosovaSekuestrohet një armë zjarri dhe municion në Prishtinë

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës, sot rreth orës 18:30, në rrugën “Migjeni” në Prishtinë, kanë ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa të huaja.

 

Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestrojë një revole të tipit TT, 8 fishekë, një sasi e vogël e substancës narkotike, si dhe një peshore.

Sipas Policisë, i dyshuari M.G mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments