Tuesday, May 11, 2021
HomeLajmeKosovaPërlotet infektologu Salih Ahmeti, tregon fjalët e fundit të mikut që e...

Përlotet infektologu Salih Ahmeti, tregon fjalët e fundit të mikut që e humbi nga Covid-19

Personeli mjekësor që tash gati 14 muaj është pranë pacientëve të infektuar me Covid-19. Në ballë të kësaj beteje është edhe infektologu Sali Ahmeti në Klinikën Infektive.

 

Doktori nuk i përmban lotët teksa flet për kolegun mjek që humbi nga koronavirusi.

“Shumë raste kemi përjetuar dhe desha ta cek rastin e një kolegut tim shumë të mirë i cili ishte në momentin e fundit të përballjes me një formë shumë të rëndë të sëmundjes dhe ishte në respirator. E di që në momentin e fundit ka arrit që të heq maskën dhe unë tu mëndu që ka ndonjë kërkesë po afrohem afër tij me pyet se çfarë ka. Ai më tha se deshi me më falënderuar për krejt atë që kemi bërë për të. Këto kanë qenë fjalët e fundit me të cilat unë jam nda nga një koleg shumë i mirë”, tha Ahmeti.

Ai ka rrëfyer edhe detaje të tjera në përballjen me pandeminë.

“Përjetime kanë qenë nga më të ndryshmet edhe për pacientët e tjerë. Përjetim i rëndë ka qenë kur pacientët në momente shumë të rënda shpesh ta kanë bërë pyetjen direkte: Doktor a do të jetoj apo do të vdesë? Realisht në momente të tilla është një pyetje e vështirë që kërkon përgjigje të tilla. Në rastet e tilla është vështirë me dhënë përgjigjen adekuate”, theksoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments