Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeKosovaSBAShK – prindërve: Hiqni dorë nga presioni për thyerjen e grevës, orientojeni...

SBAShK – prindërve: Hiqni dorë nga presioni për thyerjen e grevës, orientojeni atë kah qeveria

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media ka thënë se ditëve të fundit ka shumë presione në lidhje me grevën.

Ata thanë se presion po bëhet edhe ndaj kryetarit të kësaj sindikate, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë siç thanë ata me postime të rrejshme.

“Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut, ua përcjell në vazhdimësi tani e 13 ditë rrjedhën e grevës në institucionet arsimore ku ka vërejtur se ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të SBASHK-ut z.Jasharaj, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë me postime të rrejshme, pastaj përgatitja e tentim sulmit fizik gjatë vizitës së tij që u bëri grevistëve”, thuhet në komunikatë.

Ata i bën thirrje prindërve që të mos bëjnë presion dhe të heqin dorë nga thyrja e grevës, e këtë presion ta drejtojnë kah qeveria, përcjell Klankosova.tv.

“Presionet janë të vazhdueshme edhe nëpër disa komuna, shkolla dhe çerdhe, si nga ana e Qeverisë – rasti i djeshëm i vizitës së Kryeministrit Kurti në Podujevë, ashtu edhe nga një numër i vogël i prindërve  me fëmijët e tyre (nxënësit) që tentojnë ta thyejnë grevën”.

“Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore”, thuhet në komunikatë.

Tutje, SBAShK apelon tek organet e rendit që t’i përcjellin me vëmendje rastet siç ishte sulmi ndaj kryetarit, Rrahman Jasharaj.

“Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut është duke i përcjell me vëmendje dezinformatat nga kushdo qoftë, të cilat kanë qëllimin e vetëm përçarjen e anëtarësisë sonë. Të gjitha këto do ti paraqesim pranë organeve të drejtësisë.Apelojmë te organet e rendit dhe organet tjera që me vëmendje ti përcjellin rastet si ai i djeshmi ndaj kryetarit Jasharaj dhe tentuesit e prishjes se rendit ti vejmë para organeve të drejtësisë, po ashtu edhe nxitësit të cilët me dezinformata të ndryshme nxisin këto sulme”, thuhet tutje në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments