Saturday, June 12, 2021
HomeSportSarri e do Hysajn te Lazio

Sarri e do Hysajn te Lazio

Mediat italiane janë të sigurta, Maurizio Sarri është shumë pranë marrjes së drejtimit të Lazios.

Tratatvë në fazë shumëtë avancuar, dhe gjithka mund të vendoset në orët e ardhshme, megjithatë lajmi është edhe më i rëndësishëm për publikun shqiptar, pasi nëse merr drejtimin e Lazios, Sarri ka kërkesat e tij edhe në lidhje me projektin teknik, dhe emri i parë që dëshiron të marë me vete në kryeqytet është ai i Elseid Hysajt.

Përtej diskutimit mbi pagën, pasi kërkesa e Sarrit është për 4 milionë euro në sezon, trajneri ka patur një takim me drejtorin sportiv Igli Tare, që ka shërbyer pikëirsht për të kuptuar se si do të jetë skuadra e re.

Lazio nën shenjën e Sarrit do të ndryshojë elementë në orgabnikën e saj, pasi duhet ti përshtatet edhe modulit teknik që kërkon Sarri. Pas 5 viteve në të cilët bardhekaltërit janë rreshtuar me 3-5-2, do të kalojet te 4-3-3 apo 4-3-1-2, modulet e preferuar të ish trajnerit të Napolit e Juventusit.

Për të realizuar projektin e tij taktik, Sarri i ka shpjeguar Tares kërkesën për të bërë të paktën pesë përforcime, dy anësore, një mesfushor qendre, dhe një sulmues krahu që mund të bëjë edhe trekuartistin por edhe sulmuesin e qendrës.

Emrat e parë që janë diskutuar janë pikërisht ata të Elseid Hysaj dheLykogiannis. Futbollisti shkodran lirohet nga detyrimi kontraktual me Napolin dhe përfaqëson një objektiv të arritshëm. Hysaj ka marrë oferta edhe nga jashtë Iyalisë, por do të ishte i lumtur që të rikthehej të punonte me Sarrin, pikërisht trajnerin që i dha besim duke ndikuar në karrierën e tij që nga kohët kur e lancoi te Empoli për ta marrë më pas me vete te Napoli.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments