Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosova​Në Shqipëri mbërrijnë edhe rreth 41 mijë vaksina AstraZeneca

​Në Shqipëri mbërrijnë edhe rreth 41 mijë vaksina AstraZeneca

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe rreth 41 mijë vaksina AstraZeneca. Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një statusi në Facebook ka thënë se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur rreth 900 mijë vaksina.

Ai ka thënë se janë të vendosur të çojnë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.

“Aeroporti ‘Nënë Tereza’ – 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë. Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, ka shkruar kryeministri Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments