Monday, May 20, 2024
HomeBotaSamiti i NATO-s, Biden mbërrin në Lituani

Samiti i NATO-s, Biden mbërrin në Lituani

Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbërritur në Vilnius të Lituanisë, teksa nesër do të zhvillohet përpara samiti i NATO-s.

Air Force One u ul në kryeqytetin e Lituanisë këtë mbrëmje, pasi u largua nga Britania e Madhe më herët pas një vizite të shkurtër ku takoi mbretin Charles dhe kryeministrin Rishi Sunak, shkruan Sky News.

Ndërsa mbërriti, Biden u prit nga presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda në aeroport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments