Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaSa është numri i grave që vozisin në Kosovë dhe sa zgjat...

Sa është numri i grave që vozisin në Kosovë dhe sa zgjat konfiskimi i patentës së shoferit?

Veturat personale përveç luks tashmë më shumë shihen si një nevojë e domosdoshme për t’i arritur nevojat ditore të pothuajse secilit person.

Kohëve të fundit në trafikun tonë ka një numër të madh të vozitësve e në veçanti të atyre të gjinisë femërore.

Dhe a e dini se cili është numri i përgjithshëm i shofereve gra në Kosovë?

Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për Demokracia.com bëri të ditur se nga 791 mijë e 790 qytetarë që janë të pajisur me patentë shofer në Kosovë, 220 mijë e 144 prej tyre janë gra ndërsa 571 mijë e 646 janë burra.

‘’Numri i përgjithshëm i qytetarëve të Kosovës që janë të pajisur me patentë shofer është 791 mijë e 790 qytetarë. Të pajisurit me patentë shofer të gjinisë femërore janë gjithsej 220 mijë e 144, ndërsa numri i pajisurve me patentë shofer të gjinisë mashkullore është 571 mijë e 646’’, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme .

Pandemia COVID-19, përveç çdo gjëje ndryshoi dhe ngadalësoi pothuajse çdo kategori të shërbimeve shtetërore dhe private në vend.

E edhe mbajtja e testeve teorike dhe praktike për ata që prisnin për tu pajisur me patentë shofer stagnoi për një periudhë për të vazhduar pas disa muajve me një hapje graduale.

Ngadalësim ky që ende vazhdon duke pasur parasysh numrin e madh të aplikuesve dhe mos plotësimin e shpejtë të kërkesave të tyre e krejt kjo për të qenë në koordinim me masat anti-COVID të vendosura sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

Prandaj sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme që nga viti i kaluar e deri më tani janë gjithsej 81 mijë e 372 qytetarë që presin që të pajisen me patentë shofer.

‘’Nga muaji mars i vitit të kaluar e deri më tani për patentë shofer kanë aplikuar 81372 qytetarë’’, thuhet në përgjigjen e MPB .

Mirëpo përveç atyre që janë në pritje për tu pajisur me patentë shofer, pati edhe shumë nga ata që tashmë janë vozitës të licensuar mirëpo nga thyerja e rregullave të komunikacionit sidomos gjatë kësaj periudhe pandemie u gjobitën në numër edhe më të madh.

Vetëm brenda këtyre pesë muajve të këtij viti sipas të dhënave që posedon Demokracia.com nga Policia e Kosovë gjithsej 2 mijë e 246 shoferë u ndaluan dhe u dënuan nga inspektorët policor.

‘’Gjatë periudhës 01 Janar 2021 deri 31 Maj 2021 gjithsejtë 2246 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, ku të njëjtëve u është shqiptuar edhe gjobë’’, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës .

Përveç gjobitjeve në të holla për shkeljen e rregullave në komunikacion si masë ndëshkimi është edhe marrja e patentës së shoferit.

Sipas Policisë së Kosovës marrja e patentës së shoferit bëhet me kohëzgjatje prej 3 muaj deri në 1 vit.

‘’Sipas Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor, periudha kohore e ndalimit të patentë shoferit është  3 muaj deri 1 vit ( nëse vepra përsëritet gjatë kohës se ndalimit të patentë shoferit, atëherë i shtohet masa për aq kohë sa ka qenë i ndaluar patentë shoferi)’’, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Demokracia.com

Sipas Ligjit nr. 05/L-088 për rregullat në trafik nga neni 247 deri në nenin 250 ceken arsyet e marrjes së dokumentacionit për drejtimin e mjetit dhe për kohëzgjatjen e këtij ndalimi në çfarëdo rasti që mund të haset në trafik.

Ky është linku i plotë i rregullores së drejtimit të mjeteve të komunikacion:

https://www.mit-ks.net/repository/docs/2016_09_16_080142_LIGJI_NR_05_L-088_PR_RREGULLAT_E_TRAFIKUT_RRUGOR.pdf

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments