Saturday, May 8, 2021
HomeBotaRusia teston armën e “apokalipsit”, ekspertët thonë se është e aftë të...

Rusia teston armën e “apokalipsit”, ekspertët thonë se është e aftë të shkaktojë tsunami

Rusia duket se ka arritur ta zhvillojë armën e saj të re nukleare, të aftë të godasë shtratin e detit dhe të përmbytë zonat bregdetare, duke përplasur mbi to atë që ekspertët e quajnë “një tsunami radioaktiv”.

Specialistë të mbrojtjes kanë shprehur shqetësime rreth “super-silurit”, të cilën Moska e ka pagëzuar me emrin “The Poseidon 2M39 torpedo”. Mësohet se ajo mund të shkatërrojë qytete të tëra duke lënë pas një radioaktivitet toksik.

Siluri i frikshëm bërthamor rus pritet të kalojë nëpër disa teste të reja kyçe. E quajtur ndryshe “arma apokaliptike e tsunamit”, e para e këtij lloji, “Poseidon 2M39 torpedo” është bërë në mënyrë të tillë që të kalojë oqeanet e botës e të shkaktojë një “knockout” termonuklear kundër një shënjestre bregdetare apo qyteti.

Të dhënat që kanë rrjedhur në media, tregojnë se Poseidoni është një silur gjigand, 2 metra i gjerë e gati 20 metra i gjatë, që udhëton me një shpejtësi prej 70 nyjesh detare. Zyrtarët rusë i nxorrën gabimisht informacionet e para rreth saj në 2015-n, ndërsa tani duket se po përgatitet testimi.

Fuqia bërthamore i jep silurit një rreze të gjatë veprimit, ç’ka i shtyn ekspertët të besojnë se për të goditur shenjestrën e tij, Poseidoni mund të udhëtojë përmes oqeanit Atlantik e atij Paqësor, dhe shpejtësia e madhe që ka, do ta bënte mjaft të vështirë zbulimin nga forcat amerikane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments