Saturday, May 18, 2024
HomeBotaRusia shënon rekordin e katërt të viktimave radhazi, Moska izolon të moshuarit

Rusia shënon rekordin e katërt të viktimave radhazi, Moska izolon të moshuarit

Rusia të premten regjistroi shifër rekorde të të vdekurve nga Covid-19 për të katërtën ditë radhazi, një javë para fillimit të pushimit nga puna, të miratuar nga qeveria pas rëndimit të situatës.

Autoritetet raportuan 1.064 të vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa rekord u shënua edhe me numrin e infeksioneve – 37.141, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se vendimi i presidentit rus për ta shpallur periudhën 30 tetor – 7 nëntor si javë pushimi do të shërbejë për ta shkëputur zinxhirin e infeksioneve, por situatën e përshkroi si “jashtëzakonisht të vështirë”.

I pyetur nëse do të shqyrtohen masa më drastike, ai tha: “Tash për tash, jo. Asnjë person nuk mund ta parashikojë trajektoren e pandemisë me shkallë të lartë të besimit.”

Ai nuk e përjashtoi mundësinë për masa shtesë pas 7 nëntorit dhe përsëri për situatën e tanishme e fajësoi qëndrimin negativ të publikut ndaj vaksinimit.

Moska i ka urdhëruar personat e pavaksinuar mbi moshën 60-vjeçare që të qëndrojnë në shtëpi katër muaj duke nisur nga e hëna dhe nga e enjtja do t’i kthejë masat më të rrepta që nga qershori i vitit të kaluar. Vetëm dyqanet esenciale dhe barnatoret do të vazhdojnë të jenë të hapura.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments