Friday, April 26, 2024
HomeBotaRusia insiston, kërkon sërish seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për...

Rusia insiston, kërkon sërish seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për bombardimet e NATO-s

Rusia ka kërkuar sërish mbajtjen e një seance të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me rastin e 25-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s që i dhanë fund luftës në Kosovë, njoftoi mbrëmë një përfaqësues i Federatës Ruse në OKB, raporton N1.

Të hënën, me një letër zyrtare, Rusia i kërkoi presidencës japoneze që ta thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me rastin e 25 vjetorit të agresionit të NATO-s kundër Jugosllavisë, tha Dmitriy Polyanskiy.

Ai shtoi se kjo kërkesë është ndarë me anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe se pritet një përgjigje zyrtare nga presidenca japoneze.

Përfaqësuesi rus paraprakisht deklaroi se delegacionet perëndimore vepruan keq duke penguar diskutimin për bombardimin e NATO-s të hënën.

Ajo pikë nuk u fut në rendin e ditës, pasi vetëm tre anëtarë (Algjeria, Kina dhe Rusia) ishin pro dhe 12 abstenuan.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ishte në New York, por nuk iu desh të paraqiste fakte reth krimeve të Serbisë, ndërsa i falënderoi shtetet aleate që e refuzuan diskutimin për këtë.

Kryediplomatja e Kosovës tha se Rusia po tenton të ngrejë paralele absurde të ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund luftërave në ish-Jugosllavi dhe luftës agresive në Ukrainë.

“25 vite pas, Rusia ka thirrur për sot një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke tentuar të ngrejë një paralele absurde dhe të papranueshme mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e cila ndaloi fushatën gjenocidale të Serbisë, dhe luftës së saj agresive për aneksimin e territorit të Ukrainës”, ka shkruar ajo të hënën në një postim në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments