Friday, March 29, 2024
HomeLajmeKosovaRron Gjinovci ia kthen përgjigjen PDK’së që e denoncuan për emërim nga...

Rron Gjinovci ia kthen përgjigjen PDK’së që e denoncuan për emërim nga Qeveria Kurti

Aktivisti Rron Gjinovci i ka reaguar deputetes nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxhës, e cila e denoncoi emërimin e tij në një komision nga Qeveria Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci e ka quajtur Hoxhën të padijshme, të pandershme dhe pjesë të një partie të korruptuar.

Ai ka kërkuar nga Hoxha që t’ia tregojë fillimisht mendimin e saj për rastin Pronto dhe bashkëpartiakun e saj Adem Grabovcit, e pastaj le të flet për angazhimet e tij.

“Eliza Hoxha eshte e padishme (sepse nuk i kupton problemet në arsim e qe besa as në politikë), e pandershme (sepse shpif dhe rren publikisht) edhe pjesë e nji partije të korruptume. Menon që krejt bota funksionojnë si ajo dhe partija e saj. Këto lidhje që po i sheh ajo, nuk ekzistojnë. Eliza le të më thot mu çka menon për rastin Pronto dhe kolegun e saj Adem Grabovci, mandej le të flet çka të don për mu dhe angazhimet e mia”, ka shkruar Gjinovci.

Ndryshe, deputetja e Partisë Demorkatike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka folur sot për emërimet e fundit nga Qeveria në institucionet e pavarura në Kosovë.

Ajo ka denoncuar emërimet e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Hoxha ka thënë se ministrja ka emëruar në këtë këshill “persona që nuk guxojnë të jenë pjesë e bordeve nëse ka konfikt interesi për shkak të lidhjes së tyre familjare ose partiake me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe kriteret tjera që bien në kundërshtim me udhëzimin administrative”.

Ajo ka përmendur edhe emërimin e aktivistis Rron Gjinovci, në një komision.

“Në fillim të muajit prill Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hapur konkursin për anëtarët e rinj të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë ku ka emëruar komisionin prej pesë anëtarëve në mesin e të cilëve është edhe ish-aktivisti i LVV, Rron Gjinovci. Në këtë përbërje komisioni ka hartuar të gjithë dokumentacionin dhe rekomandimi që i është dërguar ministres tani ka ardhë edhe si vendim në komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Rini dhe Sport. Ministrja ka përzgjedhur një person të tretë i cili nuk është pjesë e listës së parë të atyre që i kanë plotësuar kushtet e që është profesori Seb Bytyçi, i cili nuk ka qenë farë në listën e ngushtë për zgjedhje dhe nuk i ka plotësuar kriteret. Profesori Bytyçi nuk guxon të ketë dy vende të punës full time, ai punon me 40 orë në Riinvest dhe në të njejtën kohë në një universitet në Angli.”, kja thënë Hoxha.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments