Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosovaNATO: KFOR-i do të mbetet në Kosovë për aq kohë sa nevojitet

NATO: KFOR-i do të mbetet në Kosovë për aq kohë sa nevojitet

Ndihmëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Diplomacinë Publike, Baiba Brazhe tha se misioni i KFOR-it do të mbetet në Kosovë dhe do të veprojë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke garantuar një ambient të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Brazhe tha se NATO përkrah fuqisëhm dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën lehtësimin e BE-së.

Ajo tha se NATO gjithmonë do të jetë e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, dhe se asnjë vizion për paqe dhe siguri në rajonin euro-atlantik nuk mund të ekzistojë pa paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Brazhe poashtu tha se shumica e vendeve në rajon janë anëtarë të NATO-s, por disa vende si Serbia kanë marrë një vendim tjetër dhe Aleanca e respekton një vendim sovran.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments