Tuesday, April 30, 2024
HomeLajmeKosovaRritje e frikshme e rasteve të dhunimit në Kosovë, drejtohet gishti kah...

Rritje e frikshme e rasteve të dhunimit në Kosovë, drejtohet gishti kah organet e drejtësisë

Kohëve të fundit janë rritur dukshëm raportimet e dhunimeve në Kosovë.

Policia e Kosovës për lajmi.net ka lëshuar detaje rreth numrit të rasteve të raportuara tri vitet e fundit.

Bazuar në të dhënat e Sistemit Informativ të PK-së, gjatë 2019 janë raportuar gjithsej 40 raste të dhunimit.

Një rritje e ndjeshme e rasteve të dhunimit është shënuar në vitin 2020 ku janë regjistruar gjithsej 48 raste.

E në anën tjetër shqetësuese është numri i rasteve të dhunimit gjatë këtij viti, që nga janari e deri më tetor të 2021.

Gjatë 10-mujorin e këtij viti janë regjistruar 46 raste të dhunimit, shifra kto që janë afër tejkalimit të atyre të vitit të kaluar, të regjistruara në afat 12-mujor.

Policia e Kosovës  nuk ka dhënë detaje rreth numrit të personave të arrestuar nga kjo vepër penale.

Sociologu Jeton Brajshori për lajmi.net ka thënë mosreagimi i institucioneve po ndikon që të ketë kaq shumë raste të dhunimit.

“Rastet e dhunimit fatkeqësisht, janë dukuri e shëmtuar e cila është duke u zhvilluar edhe më shumë tek ne, arsyeja pse po ndodhë kjo është për mosreagimin me kohë të institucioneve që merren me këtë punë”, ka sqaruar Brajshori

Brajshori, fajin kryesor e hedh tek institucionet, duke filluar nga policia ku sipas tij nuk janë seriozë kur lajmërohen këto raste e deri tek prokuroria dhe gjykata, ku sipas tij kriminelët lihën të lirë me lidhje familjare apo politike.

“Kur institucionet nuk reagojnë me kohë atëherë dhunuesit tjerë, kur kemi me qindra, ata inkurajohen të vazhdojnë lidhur me krim për arsye se askush nuk merret me ata, pra faji kryesor janë tek institucionet dhe mos reagimi i tyre që nga policia që nuk janë seriozë kur lajmërohen këto raste deri tek prokuroria dhe gjykata të cilët nese ndokush ka ndonjë lidhje familjare apo politike, atëherë kriminelët lihen të lirë, ndërkohë viktima dhunohet për herë të dytë dhe faji bie tek institucionet”, ka thënë ai.

Dhunimi vazhdon të jetë njëra ndër problematikat kryesore të cilat ende nuk kanë gjetur ndonjë zgjidhje të cilat do të ndihmonin në parandalimin e kësaj vepre penale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments