Sunday, June 13, 2021
HomeLajmeKosovaRrahet nga të afërmit “kosovari që jeton mes ujqve”

Rrahet nga të afërmit “kosovari që jeton mes ujqve”

Është sulmuar fizikisht Hysni Rexhaj, i njohur si “njeriu që jeton mes ujqve”.

I kontaktuar nga klankosova.tv ai tha se është sulmuar fizikisht nga disa të afërm.

Sipas tij kjo ka ndodhur për motive xhelozie.

“Po, jam sulmuar fizikisht nga disa të afërm për motive xhelozie. Aktualisht jam duke u trajtuar në spital. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00”.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje ende lidhur me rastin.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments