Saturday, April 20, 2024
HomeLajmeKosovaKastrati deputetëve të VV-së: Pini naj paracetamol ose çka pini ju të...

Kastrati deputetëve të VV-së: Pini naj paracetamol ose çka pini ju të Vetëvendosjes

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati është përplasur në Komisionin për Integrime Evropiane me deputetët e VV-së duke kërkuar nga administrata që t’ua jap ndonjë paracetamol ose çkado që pinë Vetëvendosja.

“Jepja një paracetamol, nëse ka administrata, ose çka do që pinë këta të LVV-së”, tha ai.

Deputetët e PDK-së, Ardian Kastrati dhe Blerta Deliu e kanë lëshuar në shenjë proteste mbledhjen e komisionit për Integrime Evropiane pasi që Zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi ka refuzuar të ju përgjigjet në pyetje.

Kastrati e ka pyetur Bislimin për qëndrimet e Vetëvendosjes ndër vite duke iu referuar “Albin Kurtit si lider suprem”.

Ai tha se Bislimi duhet të tregojë nëse LVV-ja ka ndryshuar tashmë qëndrimet pasi që është në pushtet, e nëse po tenton që ta dërgojë vendin edhe njëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pasi që Kastrati iu referua Kurtit si “lider suprem”, kanë reaguar deputetët e LVV-së që janë anëtarë të komisionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments