Saturday, May 18, 2024
HomeLajmeQortimi amerikan se po flitet për tema të vogla në dialog, Kosova...

Qortimi amerikan se po flitet për tema të vogla në dialog, Kosova hedh topin te Lajçak

Kryeministri Kurti po kritikohet për vendimin e tij që e mori të premten për targat. SHBA i reagoi publikisht duke shprehur dëshpërim dhe pakënaqësi që nuk u dëgjuan kërkesat e saj. Ambasadori Hill po ashtu shfaqi neveri që kjo temë po mbizotëron në kohën kur ka luftë në Ukrainë dhe kur janë futur në lojë edhe armët nukleare. Po ashtu, Kurti po ballafaqohet me kritika edhe në Kosovë për “lojën me targa”. Pala kosovare e ka një shpjegim si u fut në agjendë kjo temë.  Shefi i dialogut Besnik Bislimi tha se arsyeja pse doli çështja e targave është emisari Mirolova Lajcak. 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, në diskutimin e mbajtur javën e kaluar në Beograd ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë duke kritikuar faktin që po diskutohet për çështje të vogla teknike si energjia dhe targat dhe janë shmangur çështjet e mëdha.

Lidhur me këtë shpjegim ka pasur kryenegociatori dhe zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi. Në fjalën e tij përgjatë këtij organizimi në Beograd, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës që në fillim e kishte bërë të qartë që synon të merret me kornizën e gjerë, por shton se ka qenë emisari Miroslav Lajcak i cili ka potencuar se gjatë rrugës duhet marrë edhe me marrëveshje të vjetra të cilat s’kanë gjetur implementim si energjia dhe targat.

Bislimi ka thënë se nuk i kanë përzgjedhur këto çështje për diskutim, por ato janë imponuar si problematika për shkak të mos implementimit.

Ai tutje ka thënë se Kosova beson që këto çështje duhet të jenë teknikalitete që s’janë atraktive për publikun, megjithatë shton se ka palë në negociata që kanë interes për t’i shndërruar këto çështje në problematika të mëdha duke kërcënuar me tensione dhe të ngjajshme.

Ne besojmë që duhet të jenë vetëm teknalitetet që s’janë atraktive për interesin publik, megjithatë ka pjesëmarrës që kanë interes të madh për t’i bërë të rëndësishme duke kërcënuar me tensione dhe çështje të tjera”, ka shtuar Bislimi.

“Por që nga fillimi ne kemi qenë të interesuar për kornizën e madhe dhe të fillojmë me normalizimin gjithëpërfshirës. Ne kemi pasur edhe një propozim se si ky normalizim duhet të duket. Dhe këtë ia kemi dhënë z. Lajcak në çerekun e fundit të vitit 2021”, ka përfunduar ai./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments