Friday, December 6, 2024
HomeLajmeKosovaQKMF në Kaçanik pranon 70 vaksina antiCOVID, nesër nis vaksinimi i punëtorëve...

QKMF në Kaçanik pranon 70 vaksina antiCOVID, nesër nis vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik është furnizuar sot me 70 vaksina anticovid nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, pas së cilës do të fillojë vaksinimi për punëtorët shëndetësorë.

 

Në një postim në Facebook thuhet se numri i vaksinave të pranuara nuk i plotëson as nevojat e punëtorëve shëndetësorë, andaj bëhet e ditur se në këtë periudhë do të vaksinohen vetëm punëtorët shëndetësor të QKMF-së, ndërsa me ardhjen e kontingjentit tjetër të vaksinave do të procedohet me kategoritë tjera sipas programit kombëtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Vaksinimi për punëtorët shëndetësorë do të realizohet nesër me datën 07.04.2021 në QKMF duke filluar nga ora 09.00.

Nga të dhënat zyrtare nga raporti 24 orësh i IKSHPK-së, Kaçaniku i ka të konfirmuara 4 raste të reja me COVID-19 pozitiv. Rastet e reja janë 3 nga Kaçaniku dhe një rast në Glloboçicë.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19, që nga fillimi i epidemisë 604, të shëruar 459 dhe raste aktive janë 127.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments