Kosova para disa muajsh mësoi ekipet kundërshtare në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Pikërisht Qipro është ekipi përfaqësues me të cilin Kosova do të nis kualifikimet dhe ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Ekipi i Alain Giresse do të luajë sot ndeshjen e parë në udhëtim te Qipro dhe është gati për të nisur pozitivisht këto kualifikime. Ndeshja do të zhvillohet ora 18:00.

9 sekonda

51′ Tjetër rast i mirë për Kosovën. Berisha harkon, Muriqi gjuan me kokë jashtë.

2 min

49′ Aro Muriq lëshon një pasim nga porta në portë, por goditja e Berishës përfundon në duart e portierit të Qipros.

4 min

47′ Kosova e nis në sulm. Rashica harkon për Muqirin, por topi devijohet nga mbrojtja e shkon te Kastrati që gjuan mbi portë.

6 min

46′ Nis pjesa e dytë.

12 min

Statistikat e pjesës së parë

21 min

Mbyllet pa gola pjesa e parë

22 min

45′ Edon Zhegrova gjuan bukur nga distanca, portieri dërgon topin jashtë.

26 min

41′ Qipro kishte rast shumë të mirë. Pieros Sotiriou për fat tonin gabon nga afër.

31 min

35′ Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë. Para tij ishte ndëshkuar Lirim Kastrati.

32 min

34′ Harkim i rrezikshëm në zonën e Kosovës, Aro Muric dhe Lirim Kastrati nuk kuptohet, por mbrojtësi dërgon topin në këndore.

39 min

28′ Rasti më i mirë për ne. Rashica bukur pason te Berisha, i cili në vend të gjuaj, tenton ta pranojë topin, por e dërgon jashtë.

40 min

27′ Rashica futet në zonë, por ngatërrohet me topin dhe rasti nuk konkretizohet.

41 min

25′ Valon Berisha gjuan nga distanca, por jashtë porte.

45 min

22′ Një ofenzivë e lojtarëve të Qipros, Kastanos gjuan, por topi devijohet.

53 min

14’ Marinos Tzionis tenton të harkojë, por bllokohet nga Lirim Kastrati.

57 min

11′ Aksion i bukur i Kosovës. Rashica kthen një top në zonë, por Muriqi nuk e pranon mirë.

59 min

8′ Sotiriou i Qipros gjuan, por mbi portën e Aro Muric.

1 orë

2′ Aliti harkon në zonë, portieri qipriot pret.

1 orë

Fillon ndeshja

1 orë

Intonohen himnet, gjithçka gati për ndeshjen

Janë intonuar himnet e Kosovës dhe Qipros, gjithçka gati që ndeshja të fillojë.

1 orë

Qipro kundërshtar i panjohur për Kosovën – ecuria e tyre, lojtarët dhe trajneri

Kosova do të nis ciklin e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve me ndeshjen në udhëtim te Qipro në kuadër të Grupit 2 në Ligën C dhe Telegrafi më poshtë iu sjell disa fakte dhe statistika në lidhje me ekipin tonë dhe atë kundërshtar.

Qiproja rinovoi qëndrimin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve duke fituar ndeshjen e tyre në “play-out” kundër Estonisë me rezultat të përgjithshëm 2-0, me ekipin e renditur në vendin e 105-të të FIFA-s.

Ata gjithashtu e gjejnë veten të renditur vetëm dy vende më mirë se Kosova e 107-ta, në atë që është përballja e parë mes vete, por me Dardanët që kanë skuadër shumë më cilësore.

Lajmi i plotë…

1 orë

Pamja nga zhveshtorja e Kosovës para ndeshjes me Qipron

Kosova do të luajë ndaj Qipros si mysafir në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

1 orë

Edon Zhegrova merr numrin 9 te Kosova

Edon Zhegrovës iu është dhënë numri 9 në fanellë. Lajmin e bëri të ditur vetë lojtari, përmes një postimi në Instastory.

Anësori ka pasur një sezon shumë të mirë me skuadrën e tij të re, Lille në Ligue 1.

2 orë

FFK me video motivuese për startin e Ligës së Kombeve

FFK ka postuar një video për fillimin e sezonit në Ligën e Kombeve, ku shihen lojtarët dhe tifozët, gjatë ndeshjeve të shkuara.

2 orë

Formacionet zyrtare, Qipro – Kosovë: Giresse vjen me disa ndryshime

Kosova do ta nis Ligën e Kombeve ndaj Qipros si mysafir në AEK Arena në Larnaca.

Ndeshja fillon në ora 18:00, ndërsa do të jetë debutim në një ndeshje zyrtare për përzgjedhësin Alain Giresse.

Qipro: Michael, Kyrlakou, Gogic, Panaglotulu, Antoniou, Artymatas, Kastanos, Papulis, Ioannou,  Tzonis, Sotiriou

Kosova: Muric, L. Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Fazliji, Idrizi, V. Berisha, Zhegrova, Muriqi, Rashica.