Thursday, April 25, 2024
HomeTeknologjiDorëhiqet drejtuesja e lartë e Facebookut, Sheryl Sandberg

Dorëhiqet drejtuesja e lartë e Facebookut, Sheryl Sandberg

Sheryl Sandberg, drejtuesja e dytë më e lartë e Facebookut, që tani është në pronësi të kompanisë Meta, njoftoi të mërkurën dorëheqjen nga posti i saj. Sandberg ka ndihmuar në transformimin e Facebookut nga një kompani e vogël interneti në një gjigant të reklamave digjitale, duke bartur gjithashtu fajin për disa nga gabimet më të mëdha në këtë rrugëtim.

Sandberg ka shërbyer si drejtore ekzekutive e operacioneve në gjigantin e mediave sociale për 14 vjet.

Në vitin 2008, ajo u largua nga kompania Google për të filluar punën në Facebook, katër vjet përpara se platforma e mediave sociale të bëhej kompani publike.

Kompania Meta nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të agjencisë së lajmeve Associated Press për koment.

Në një shkrim të Sandberg në faqen e saj të Facebookut thuhet: “Kur fillova këtë punë më 2008, shpresova që të qëndroja në këtë rol për pesë vjet. Katërmbëdhjetë vjet më vonë, ka ardhur koha për të nisur një kapitull të ri në jetën time.”

Sheryl Sandberg ka udhëhequr biznesin e reklamave të Facebookut, që tani kontrollohet nga Meta dhe ishte përgjegjëse për transformimin e tij në një kompani të fuqishme me të ardhura vjetore prej mbi 100 miliardë dollarësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments