Tuesday, June 15, 2021
HomeLajmeKosovaPutini bën krahasim qesharak mes ShBA-së dhe një shteti të shpërbërë

Putini bën krahasim qesharak mes ShBA-së dhe një shteti të shpërbërë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se sjellja e sotme e Shteteve të Bashkuara ia kujton Bashkimin Sovjetik, sepse ky vend po mendon se është mjaftueshëm i fuqishëm për t’i kërcënuar shtetet tjera.

Sipas kreut të Kremlinit, Shtetet e Bashkuara janë duke bërë gabim që po mendojnë në këtë mënyrë, sepse, siç tha ai, një gabim i tillë ia ka shkaktuar shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kongresi, nga burime tjera. E tëra bëhet brenda kontekstit të procesit të brendshëm politik të Shteteve të Bashkuara. Njerëzit që e bëjnë këtë ndoshta supozojnë se ShBA-ja ka fuqi të tillë ekonomike, ushtarake e politike, saqë mund t’ia dalë me këtë. S’është punë e madhe, ashtu mendojnë ata”, tha presidenti rus.

“Problemi me perandoritë është se ato mendojnë që janë mjaftueshëm të fuqishme për të bërë ca gabime. Do t’i blejmë këta, do t’i blejmë ata, do të bëjmë marrëveshje me këta, do t’u japim gjerdanë atyre, do t’i kërcënojmë ata me luftanije dhe kjo do t’i zgjidhë problemet. Por problemet grumbullohen. Vjen një moment kur ato s’mund të zgjidhen më”, shtoi politikani që është për një kohë të gjatë në pushtet.

Komentet e Putinit erdhën pak ditë para takimit me homologun e tij amerikan, Joe Biden. Ky takim pritet të zhvillohet më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments