Wednesday, April 24, 2024
HomeLajmeKosovaPse po ndodhin kaq shumë vrasje mes të miturve në Kosovë?

Pse po ndodhin kaq shumë vrasje mes të miturve në Kosovë?

Sipas Policisë së Kosovës gjatë vitit 2021 kanë ndodhur 413 incidente në shkolla.

Në Prishtinë disa ditë më parë, u privua nga jeta një i mitur.E rastet e tilla kohët e fundit kanë filluar të shpeshtohen.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas janë raportuar gjithsejt 413 incidente të ndryshme në shkolla në nivel vendi.

Në këto shifra përfshihen 116 lëndime të lehta trupore.

Por pse po ndodhin këto ngjarje mes nxënësve, një mendim e ka Sociologu Bekim Slevishta.

Slevishta madje thotë se,  në vendin tonë fëmijët nuk janë të përgatitur për këso lloj situatash.

Edhe psikologu Yll Avdija i sheh shqetësuese këto raste që sipas tij janë shndërruar në dukuri.

Sipas psikologut Avdijaj, këto raste po ndodhin edhe për shkak të mos bashkëpunimit me nxënës.

Avdijaj ka shtuar se secila shkollë në vend duhet të ketë një psikolog që nxënësit të ngritin vetëdijësimin në lidhje me dukuritë negative.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments