Sunday, May 5, 2024
HomeSportHamilton i pakënaqur me forcën e bolidit të Mercedes – shprehet pesimist...

Hamilton i pakënaqur me forcën e bolidit të Mercedes – shprehet pesimist pas testeve në Bahrain

Shtatë herë kampioni botëror në Formula 1, Lewis Hamilton po përgatitet për sezonin e ri në F1.

Piloti britanik ka kryer testimet në Bahrain para sezonit të ri, por duket se nuk ka mbetur aq i kënaqur me forcën e bolidit të Mercedes.

Hamilton beson se skuadra e tij, me makinën aktuale nuk mund të garojë për titujt. Ai sheh dy skuadra më të forta.

“Për momentin nuk besoj se do të garojmë për fitoret, por ka potencial në makinën tonë për të arritur aty”, ka thënë Hamilton.

“Ne sapo kemi mësuar disa problemeve dhe jemi duke punuar. Ferrari duken më të shpejtit, por edhe Red Bull. Ne jemi aty, nëse McLaren nuk janë më të shpejtë se ne”, ishin fjalët e pilotit britanik.

Hamilton synon ‘hakmarrjen’ ndaj Verstappen dhe Red Bull për sezonin e kaluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments