Friday, May 22, 2026
HomeLajmeKosovaProtestë sot në Prishtinë për pezullimin e punimeve ndërtimore në Rugovë

Protestë sot në Prishtinë për pezullimin e punimeve ndërtimore në Rugovë

Sot duke filluar nga ora 12:00, në Prishtinë do të mbahet një protestë para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si reagim ndaj vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Tubimi do të organizohet me moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje që pjesëmarrja të jetë paqësore dhe me dinjitet, në mbështetje të banorëve të Rugovës dhe të drejtave të tyre.

Sipas njoftimit, qytetarët që do të marrin pjesë në protestë do të nisen me transport të organizuar nga lokali “Peja City” në ora 09:30, për t’u drejtuar më pas me autobusë drejt kryeqytetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments