Saturday, December 7, 2024
HomeLajmeKosovaProtestë kreative kundër masave – Kllokoqi: Po angazhohemi ta sigurojmë vet vaksinën

Protestë kreative kundër masave – Kllokoqi: Po angazhohemi ta sigurojmë vet vaksinën

Të gjitha lokalet e gastronomisë në gjithë vendin nuk kanë punuar as të enjten, pas hyrjes në fuqi ta masave anti-COVID.

 

Por kreu i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokqoi, ka zgjedhur një mënyrë kreative që të protestojë kundër masave të Qeverisë.Të gjithë lokalin Kllokoqi e ka mbushur me kukulla të ulura në tavolina, për të inskenuar një ditë të zakonshme pune.

Ai ka thënë për Ekonomia Online se përmes kësaj proteste kreative kanë dashur që të tregojnë se si do të duhej të dukej lokali në këtë kohë.

Kllokoqi po i konsideron të paarsyeshme masat e Qeverisë që obligojnë shërbimet e gastronomisë që të pezullojnë punën për 12 ditë.

Poashtu ai ka njoftuar se do të angazhohen si shoqatë që të sigurojmë vaksinat anti-Covid për stafin e punëtorëve të gastronomisë.Me vendim të Qeverisë së Kosovës shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill. Të njëjtat ndalohen edhe në hapësirat e brendshme të shërbimeve gastronomike të marketeve, furrave të bukës, burektoreve, qebaptoreve, pikat e shitjes së karburanteve.Kurse shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbim “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”.

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments