Sunday, December 8, 2024
HomeTop LajmetProkuroria kërkon paraburgim për nënën që rrahu fëmijët e saj në Ferizaj

Prokuroria kërkon paraburgim për nënën që rrahu fëmijët e saj në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurës V.K., nga Ferizaj, e cila gjendet në ndalim nga data 10 prill për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo brakstisja e fëmijës”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10 prill, në banesën e saj, e pandehura V.K., si prind-nënë, i keqtrajton fëmijët e saj, duke përdorur forcë dhe duke iu shkaktuar lëndime fizike dhe psikike, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Ferizaj.

E dyshuara është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërkaq fëmijët janë dërguar në strehimore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments