Thursday, April 25, 2024
HomeLajmeKryeministri Kurti nuk i ndahet as sot fushatës për zgjedhjet në Shqipëri,...

Kryeministri Kurti nuk i ndahet as sot fushatës për zgjedhjet në Shqipëri, e përmend pak diasporën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar edhe sot fushatën zgjedhore për kandidatët për deputetë që do garojnë për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Kurti, me anë të ‘Facebook’-ut, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim virtual me kandidatë për deputetë nga radhët e partisë së tij, si dhe me komunitetin shqiptar në Itali, duke mos e lënë pa e përmendur diasporën.

“Në këto tri dekada diaspora ka kontribuar aktivisht dhe masivisht në ekonominë e vendeve tona, madje ajo e ka ruajtur paqen sociale gjatë krizave ekonomike të vendeve tona, e megjithatë nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet”, thuhet në postimin e tij.

“Me qeverinë e re në Prishtinë e me ngritjen e Lëvizjes në Shqipëri, këso takimesh do të shndërrohen në praktika të zakonshme për të afruar dhe mobilizuar edhe më tej bashkëkombasit tanë jashtë vendlindjes”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Kurti ka marrë kritika nga partitë opozitare karshi prioritizimit të çështjeve të brendshme të Shqipërisë, duke i lënë anash problemet ekonomike e shoqërore në Kosovë. Nënkryetarja e LDK’së, Shqipe Mjekiqi, e ka konsideruar “absurde” një gjë të tillë.

“Në kohë krize ekonomike, sociale e të pandemisë në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate, Kryeministri Kurti merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë duke favorizuar kandidatë për deputetë! Absurditet e veprim i paprecendent”, ka deklaruar ajo gjatë ditës së djeshme, përmes ‘Facebook’-ut

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments