Monday, June 8, 2026
HomeLajmeKosovaProkurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim në...

Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim në 24 orët e fundit

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë persona, si dhe janë parashtruar dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.

Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person, si dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments