Thursday, April 25, 2024
HomeLajmePrishtinasit i digjet vetura pak para mesnatës

Prishtinasit i digjet vetura pak para mesnatës

Pak para mesnatës një veturë është djegur në kryeqytet.

Siç raporton Policia e Kosovës, në rrethana të panjohura një veturë është përfshirë nga zjarri, e për të ka raportuar një prishtinas.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments