Friday, May 3, 2024
HomeSportPrishtina fiton derbin ndaj Feronikelit, ‘paqe’ mes Dukagjinit dhe Ulpianës

Prishtina fiton derbin ndaj Feronikelit, ‘paqe’ mes Dukagjinit dhe Ulpianës

Prishtina ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Feronikelit, derisa Dukagjini ka barazuar me Ulpianën, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.

 

Derbi i zhvilluar në “Fadil Vokrri” ishte më interesante, ku “Bardhëkaltërit” fituan me rezultat 2 – 0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, me vendasit që dominuan nga minuta e parë dhe kishin raste më të mira.

Ishte Leonit Abazi që realizoi eurogol, ku në përpjekje për të harkuar, topi përfundoi në rrjetë (60′).

Ndërkohë, ishte Bleart Tolaj që vulosi fitoren, tre minuta pa përfunduar koha e rregullt (87’).

Me këta dy gola, Prishtina të arkëtoi pikët e plota dhe ngritët në pozitën e pestë me 21 pikë, derisa Feronikeli qëndron në fund me 10 sosh.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Dukagjini barazoi pikët me Ulpianën, ndeshje që u mbyll me rezultat 1 – 1.

Ermir Rezi me një gol të bukur i dha epërsinë Ulpianës pas plotë 55 minutave lojë (55′).

Ndërsa, ishte Altin Merlaku që realizoi eurogol që të barazohet rezultati në Klinë (81′).

Me këtë barazim, Dukagjini renditët në vendin e tetë me 16 pikë, derisa Ulpiana qëndron në vendin e shtatë me 17 sosh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments