Friday, April 19, 2024
HomeLajmeKosovaPolitikani serb i reagon ashpër ambasadorit gjerman në Beograd: Kërko falje nëse...

Politikani serb i reagon ashpër ambasadorit gjerman në Beograd: Kërko falje nëse do që të shërbesh këtu

“Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia duhej të bombardohej në 1999 për ta parandaluar gjenocidin, është kulmi i cinizmit”, tha sot kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq, raporton Tanjug.

“Është veçanërisht perfide”, tha Popoviq, “që Ambasadori Svhieb e tha këtë në ditët kur populli serb po shënon tetë dekada që nga bombardimi i Beogradit nga bombarduesit nazist”.

Politikani serb ka shkuar edhe më larg, duke e konsideruar deklaratën e ambasadorit gjerman si përpjekje për ta falsifikuar historinë.

“Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për ta falsifikuar historinë, ku një përfaqësues i kombit gjerman, i cili është përgjegjës për miliona vdekje në Luftërat e Parë dhe të Dytë Botërore, po përpiqet t’i paraqesë serbët si njerëz të gjenocidit dhe agresorë”, tha Popoviq.

Ai i kërkoi ambasadorit Schieb që të kërkojë falje.

“Ne kërkojmë nga ambasadori gjerman që t’i kërkojë falje popullit serb për fyerjet që ai i shqiptoi, nëse dëshiron të vazhdojë ta kryejë me besueshmëri detyrën e përfaqësuesit diplomatik të vendit të tij në Republikën e Serbisë”, deklaroi Popoviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments