Thursday, March 28, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia në Ferizaj arreston një person për dhunë në familje

Policia në Ferizaj arreston një person për dhunë në familje

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur për media se stacioni policor në këtë komunë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Pojatë të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet N.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj .

“I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje për media.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments