Sunday, May 5, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia jep detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjarri në Prishtinë

Policia jep detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjarri në Prishtinë

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për shtëpinë që u përfshi nga zjarri sot në Prishtinë.

Ai për Express tha se nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci për Express

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments